Kupa, Liburni në çerekfinale
Klubi i futsallit Liburni është kualifikuar pa lojë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi ekipi i Junikut që ishte kundërshtar i skuadrës gjakovare në fazën e 1/8-ës ka njoftuar se nuk do të udhëtojë për të zhvilluar këtë sfidë.
Ndeshja ishte paraparë të luhej të enjten me fillim prej orës 18:00 në pallatin e sportit “Shani Nushi”.
Komisioni i Futsallit në Federatën e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 2-0 në favor të Liburnit.
Për fazën çerekfinale që do të luhet nga mesi i muajit të ardhshëm, ekipi gjakovar pret fituesin e ndeshjes Peja-Drenica./radiogjakova/