.
Published On: Wed, Mar 28th, 2018

Kupa në hendboll, Shqiponja në gjysmëfinale, tek meshkujt eliminohet Vëllaznimi

Share This
Tags

Të mërkurën u luajtën ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Tek meshkujt, Vëllaznimi u eliminua nga Trepça pasi ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 30-27.

Tek ekipi gjakovar më i dalluari ishte i rikthyeri në ekip Endrit Peja që realizoi 7 gola, i ndjekur nga Leka e Lluka me nga 5 shënime.

Në konkurrencën e femrave, Shqiponja u kualifikua në gjysmëfinale pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 54-20. Derbi lokal që u zhvillua në palestrën e sportit “Shani Nushi” kaloi nën dominim të Shqiponjës për çfarë dëshmon edhe fitorja me epërsi prej 34 golash.

Aloja e djathtë, Shpresa Fazlija, ishte më e dalluara në radhët e Shqiponjës me 15 gola, ndërsa tek Vëllaznimi u shqua Radoniqi me 14 gola.

Kështu, Shqiponja mbetet në garë në të dy frontet, kampionat dhe Kupë, dhe shpresohet për një trofe në fund të sezonit./radiogjakova/