.
Published On: Mon, Jan 8th, 2018

Kuqezinjtë presin në “ankth” 12 janarin

Share This
Tags

Pas 12 Janarit priten zhvillime të reja në klubin e futbollit Vëllaznimi. Kryetari i klubit Shkëlzen Gashi ka thënë se është aranzhuar një takim me Agim Canën, babai i Lorik Canes, dhe Ragip Xhakën, babai i Taulant dhe Granit Xhakes, ku do të merren vesh për hapat e mëtejmë që si aksionarë të mundshëm ta mbështesin Vëllaznimin.

Ai gjithashtu ka shprehur optimizëm se nga 15 janari do të fillojnë përgatitjet e Vëllaznimit për stimorin pranveror pasi po vazhdojnë bisedimet me disa futbollistë dhe trajnerë.

“Po bisedojmë me disa futbollistë dhe trajner të mundshëm. Besoj se me 12 Janar do të dihet çdo gjë”, ka deklaruar kryetari i klubit Shkelzen Gashi.

Në ndërkohë kryetari komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kohë më parë kishte deklaruar se Vëllaznimi do të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe për këtë punë kishte biseduar edhe me Agim Canën si aksionar i mundshëm.

Komuna është e interesuar që Vëllaznimi njëherë e përgjithmonë të shmang telashet financiare që po përsëriten vit pas viti dhe t’ju ofrojë mundësinë e aksionarit, atyre, që edhe më parë kanë kontribuar për skuadrën./radiogjakova/