.
Published On: Sun, Oct 20th, 2013

Kurti: Kontributi që japi Gjakova, nuk ju shpërblye asnjëherë

Share This
Tags

vv-bl1Gjakovë- Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur pasditen e së shtunës një tubim me banorët e bashkësisë së parë lokale, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti.

I pari i Vetëvendosjes tha se Gjakova përkundër kontributit të saj ndërvite që i ka dhënë kombit shqiptar, asaj nuk ju shpërblye asnjëherë pas luftës.

“Komuna e Gjakovës i ka dhënë shumë historisë, ekonomisë dhe kulturës Kosovës dhe gjithë kombit tonë, mirëpo Gjakova pas përfundimit të luftës nuk përfitoi as zhvillim, as kulturë dhe as drejtësi. Ne mendojmë që kjo ka ndodhur sepse këto nuk kanë qenë synim i asnjë prej pushteteve të pasluftës, pra askush s’i ka pasur për qëllim këto e rrjedhimisht nuk kanë pasur s’i të ndodhin”, ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjës nuk ka harruar të sulmojë dy rivalët e Arbërie Nagavcit, Pal Lekajn e AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilën e AKR-së. Për të parin tha se punët e mira për të cilat lavdërohet nuk duken gjëkundi, ndërsa për të dyten u shpreh se kur nuk e ndihmoi Gjakovën nga Qeveria qendrore nuk mund ta bëj me atë lokale.

“Pal Lekaj është e qartë se kërkon vazhdimin e kësaj gjendje. Ai po thotë se ka bërë punë të mira dhe nuk po e kuptoj pse po e nxjerr veten nëpër postera e billborda e të reklamohet. A nuk do të duhej që puna të tregonte? Po pikërisht kjo reklamë është kompenzim ose për mungesën e punës, ose për punët e mbrapshta, prandaj ai ka nevojë të reklamohet. Ai dëshiron ta paraqesë një ambalazh që e fsheh produktin.

“Mimoza Kusari-Lila si ministre, si njeriu kryesor i ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, e ka pasur rastin ta ndihmojë Gjakovën, por nuk e bëri. Kjo ardhja e Mimozës këtu është si me zbrit prej traktorit në gomarë edhe po thotë që punët që si bëra me traktorë do t’i bëj me gomarë”, deklaroi Kurti.

Në fjalen e saj, kandidatja për kryetare Arbërie Nagavci shpalosi dy prej prioriteve të VV-së në këto zgjedhje për Gjakovën e që ishin arsimi cilësorë dhe urbanizmi. Ajo ka njoftuar detajisht të pranishmit me planet e saj dhe ndryshimet që do pësonin këto dy sektorë në rast se ajo zgjedhet kryetare./radiogjakova/