.
Published On: Thu, Oct 10th, 2013

Kurti: Ndryshimi në Gjakovë vjen vetëm me Vetëvendosjen

Share This
Tags

vv-kurtiGjakovë- Kandidatja e VV-së për kryetare të Gjakovës, Arbërie Nagavci e shoqëruar nga kandidatët për Asamble dhe kryetarin e Lëvizjes, Albin Kurti janë takuar me banorët e Orize I dhe II në Gjakovë në kuadër të tubimeve për të shpalosur alternativen qeverisëse.

Në fjalen e saj, Nagavci ka akuzuar subjektet tjera politike, duke e quajtur “të guximshëm” aktin e tyre për të garuar për Gjakovën. Sipas saj, ndryshimi i vërtetë vjen përmes Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo prej partive të cilat janë fajtore për situaten ku gjendemi sot.

“Këto ditë të fushatës po i dëgjojmë nga partitë që janë në garë për të udhëhequr me komunën e Gjakovës se ato janë për ndryshimin e gjendjes në komunën tonë, por këtë gjendje nuk mund ta ndryshojë AAK-ja që e ka shëndrruar Gjakovën në vendin më të varfër në Kosovë, por as koalicioni PDK-AKR që e kanë shëndrruar Kosovën në njërin nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara”, tha Nagavci.

Ajo ka renditur prioritetet e qeverisjes së Vetëvendosjes në Gjakovë në rast ftoreje më 3 nëntor si dhe planin për të realizuar ato. Në fund, Nagavci ka apeluar që të votohet masovisht për Vetëvendosjen sepse ky subjekt do t’ia kthejë qytetarit dinjitetin si dhe pushtetin, pasi ata do jenë vetëm shërbëtorë të tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka nisur fjalen e tij duke kujtuar mësimdhënëset e tij gjakovare. “Unë kam pasur fatin që në shkollë fillore të më japin mësim shumë mësimdhënëse gjakovare. E kam pasur mësuesen gjakovare, Nafije Devën, gjithashtu i kam pasur dhe tri arsimtare gjakovare, secila më e jashtëzakonshme se tjetra: Vjollca Pula, Lirie Binishi dhe Fllanza Bokshi fatkeqsisht të katër këto janë të ndjera, edhe njëherë fatkeqsisht per ata breza pas meje që nuk e kanë pasur fatin tim që t’i kenë këto mësimdhënëse”, u shpreh Kurti.

vv-kurti

Më pas, ai iu ka hyrë me rend kundërkandidatëve të Arbërie Nagavci për t’i sulmuar duke i vlerësuar si të padenjë përballë kandidaturës së partisë së tij. Ai e ka quajtur pushetin aktual “uzurpatorë”.

“Ju keni shumë oferta në zgjedhjet e 3 nëntorit, në njëren anë e keni oferten për vazhdim me të vjetren e me të keqen, në anën tjetër keni riaktualizimin e një dështimi. Unë jam i bindur që qytetarët e Gjakovës do të dijnë me daten 3 nëntor, të zgjedhin të drejten, të miren, të dobishmen, të vërteten e ky nuk është pushteti aktual i cili ka qenë saktësisht e kundërta e gjithë këtyre që i përmenda”, ka thënë Kurti.

Kur i erdhi rradha Mimozës, kryetari i Vetëvendosjes tha se ajo po garon për ta shpëtuar partinë dhe jo Gjakovën. “Nëse ajo (Kusari-Lila) si ministre ka bërë aq punë të mira siç po thotë, e unë nuk i kam parë ato, nëse ka kaq shumë zotime për të ardhmen, të cilave unë nuk i besoj, atëherë do duhej të vazhdonte të ishte njeriu i parë i ekonomisë së Kosovës në Qeveri dhe nga ajo pozitë ta ndihmonte Gjakovën. Është e qartë që kandidatura e zonjës Kusari më shumë lidhet me shpëtimin e partisë ku bën pjesë sesa për zhvillimin e Gjakovës”, ka vazhduar lideri i VV-së.

E për LDK-në tha se i mungon guximi e menquria për të bërë opozitë e një ditë edhe për të udhëhequr. “LDK-ja, as me Qeverinë qendrore që e ka marrë PDK-ja në Prishtinë dhe as me qeverinë lokale që e ka uzurpuar AAK-ja në Gjakovë nuk ka guxim të përballet, prandaj LDK-ja nuk është e aftë t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të domosdoshme për Gjakovën”, ka shtuar Kurti.

Në pjesën tjetër të fjalimit të tij, Kurti foli për lirinë dhe barazinë që duhet të jenë prezente në shoqërinë kosovare si pjesë të pandara. Sipas tij, nuk mund të shkoj një fëmijë në shkoll me iPhone 5 dhe tjetri të mos ketë bukë për të ngrënë, ose nuk mund të dënohet me të njejtën gjobë nga policia si deputeti që ka rrogen 2000 euro, si arsimtari që e ka 300 euro./radiogjakova/