Kusari-Lila ecje nëpër qytet si dhe takon aktorët e studentët
Gjakovë- Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Ksuari-Lila ka fillaur aktivitetet e së shtunës duke shëtitur nëpër qytet, konkretisht në zonën e Bllokut të ri, ku qytetarëve ju ka prezantuar prograin e saj.
Kusari Lila është pritur edhe në familjen e dëshmorit Yll Morina ku në bisedë me familjarët është theksuar domosdoshmëria për të plotësuar amanetin e dëshmorëve për një Gjakovë të zhvilluar dhe për mirëqenie të qytetarëve të saj.
Më vonë, kandidatja e AKR-së ka takuar aktorët e komunës së Gjakovës para të cilëve tha se ndjehet shumë e vogël për shkak të veprës dhe kontributit të tyre në artin skenik.
Duke premtuar depolitizim të kulturës, Kusari-Lila ka thënë se si kryetare e Gjakoëvs do të angazhohet në maksimum që Teatri i Gjakovës ta rikthejë statustin e Teatrit Kombëtar.
Në mesidtë, Ksuari-Lila ka vazhduar një takim me studentët e komunës së Gjakovës para të cilëve ka shpalosur vizionin për arsim dhe përkrahje të kësaj kategorie.
Ajo studentëve gjakovarë ju ka thënë se biletat e transportit do të lirohen, do të ketë çdo vit bursa në bazë të një buxheti të përcaktuar me kohë si dhe mbështetje të vazhdushme./radiogjakova/