.
Published On: Sun, Nov 10th, 2013

Kusari-Lila: Gjuha ofenduese është për keqardhje

Share This
Tags

mimoza-konferencaGjakovë- Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se një nëndegë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë, do t’i bashkangjitet partisë së saj, por, ka shtuar se detajet se cila është kjo nëndegë do të ipen gjatë ditës së henë kur edhe do të bëhet zyrtarizimi i këtij kalimit.

“Një nëndegë e AAK-së është duke e bërë shkëputjen përfundimtare nga ajo parti për të ju bashkuar AKR-së, si një subjekt ku ata e shohin potencialin për një qeverisje më të mirë. Më shumë nuk mund tu jap informacion, por këtë informacion do ta keni shumë shpejtë”, ka thënë ajo.

Këtë deklaratë, Kusari – Lila e ka bërë të dielen gjatë një konference për gazetarë, qëllimi i së cilës në fakt ka qenë një temë krejtësisht tjetër. Ajo ka drejtuar akuza drejtë kundërkandidatit të saj Pal Lekaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, për, siç ka thënë ajo, gjuhën fyese, denigruese e mbi të gjitha përqarëse që Lekaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë filluar ta përdorin këtyre ditëve.

“Gjuha ofenduese dhe propaganda që është duke dominuar këto ditë në komunën e Gjakovës, konsideroj që së pari nuk i bënë nder kryetarit në largim. Qasja që është duke e shfrytëzuar ky kryetar në ushqimin e frymës ndarëse, në shpërndarjen e propagandës se kinse nëse zgjedhem unë si kryetare e komunës nuk do lejoj përfaqsuesit e fshatrave të hyjnë në qytet, me të vërtet është për keqardhje dhe i bënë dëm gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës. Programi ynë ka një qasje të përgjitshme zhvillimore dhe kjo qasje pas 1 dhjetorit do të përkthehet me punë në të gjitha anët e komunës së Gjakovës”, ka thënë Kusari – Lila.

Ndryshe, Kusari – Lila ka shtuar se në Gjakovë është ngritur një frymë e mirë e bashkëpunimit ndër partiak, bashkëpunim i cili e ka për synim vetëm një gjë, ndyshimin për të mirën e qytetarëve të komunës së Gjakovës.

“AKR-ja do të jetë bashkë me të gjitha subjektet politike që duan ndryshime dhe që nuk janë pjesë e qeverisjes së tashmë lokale. Ne jemi në bisedime me PDK-në, LDK-në dhe PDKI-në dhe sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë formula e qeverisjes së ardhshme”,u shpreh Kusari-Lila.