.
Published On: Sun, Oct 6th, 2013

Kusari-Lila: Kemi projekte konkrete për Godenin

Share This
Tags

mimoza-godenGjakovë- Axhenda e kandidates për kryetare të komunës nga rradhët e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka vazhduar paraditen e së dieles në fshatin Goden.

Pasi ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, Kusari-Lila ka biseduar me banorët e këtij fshati dhe është njohur nga afër me problemet që i preokupojnë ata.

Largimi i vazhdushëm i banorëve nga ky fshat, gjendja e rëndë e rrugës sidomos gjatë stinës së dimrit dhe mosngritja e një lapidari për njëzet dëshmorët e kësaj ane kanë bërë që banorët e mbetur të Godenit të ndihen të zgjënjyer me pushtetin aktual.

Ata gjithashtu i kanë thënë Kusari-Lilës se kanë një vit që duan të takohen me kryetarin Lekaj, porse një takim i tillë nuk është realizuar asnjëherë.

Nga ana tjetër, kandidatja e AKR-së ka thënë se përmes projekteve konkrete do të bëjë promovimin e turizimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, pasi Godeni është fshat në kufi me shtetin amë.

Kusari-Lila ka bërë dhe një ecje nëpër fshat si dhe është pritur në një drekë me ushqime tradicionale shqiptare./radiogjakova/