Kusari-Lila: Komuna kujtohet për Rugovën vetëm në fushatë
Gjakovë- AKR, dega në Gjakovë ka mbajtur tubimin elektoral në Rugovë të Hasit, ku kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila tha se Hasi është i harruar nga qeverisja lokale dhe vizitohet vetëm në kohen e fushatave elektorale.
Ajo ju ka premtuar hasjanëve se do i mbështet për çfardo lloj ndihme dhe kontributi në krijimin e komunës së tyre.
Banorët e Rugovës e kane njoftuar Kusari-Lilen për gjendjen e rëndë të infrastruktures në përgjithësi dhe kanë kërkuar që si kryetare e ardheshme e Gjakovës t’i mbështes me një ambulance, shkollë, ujë dhe rrugë.
Nga ana tjetër, Zv/presidentja e AKR-së i ka garantuar banorëve të Hasit se do angazhohet me tërë qenien e saj për të përmisuar kushtet e vështira dhe elementare të jetës.
Zyra e Infromimit e AKR-së ka thënë Kusari-Lila më shumë vështirësi ka realizuar një vizitë në lagjen e romëve në Rugovë, pasi pak para takimit, sipas tyre, militantë të AAK-së i kanë kërcënuar minoritarët që të mos takohen me kandidaten e ARK-së./radiogjakova/