.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Kusari-Lila me banorët e bashkësisë së parë lokale

Share This
Tags

mimoza-iGjakovë- Të martën në mbrëmje kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga kryetari i kësaj partie Behgjet Pacolli dhe kandidatët për Asamble kanë qëndruar mes banorëve të bashkësisë së parë lokale.

Në fjalën e tij, lideri i AKR-së, Pacolli ftoj qytetarët e komunës së Gjakovës që ta mbështesin masovisht Kusari-Lilen pasi ajo ka programin më të mirë për Gjakovën. Pacolli tha se vota për Kusari-Lilen është votë për ndryshim pozitiv dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të komunës së Gjakovës. Ai ka shtuar se njerëzit që propagandojnë se AKR bën ndasi fshat-qytet ose çfarëdo ndarje tjetër janë tërësisht të pavërteta dhe duan të heqin vëmendjen nga dështimet e tyre.

Ndërsa, Kusari-Lila teksa ka prezantuar programin për katër vitet e ardhshme, ka thënë se komuna është në gjendje shumë më të keqe se para 7 viteve, dhe se Gjakova, dikur krenaria e Kosovës, përballet me probleme elementare të cilat qytetet tjera të Kosovës i kanë tejkaluar.

Ajo ka premtuar se komuna nën qeverisjen e saj do të jetë një vend i mundësive të barabarta për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Takimi i AKR-së me bashkësinë e parë lokale ka vazhduar me pyetjet e pjesëmarrësve për Kusari-Lilën./radiogjakova/