Kusari-Lila merr mbështetjen e Kryeministrit Rama
Tiranë- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar Kandidaten për Kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari -Lila.
Sipas një njoftimi të AKR’së Kusari -Lila kanë pasur një takim miqësor ku është biseduar edhe për zgjedhjet.
“Në takim me Kryeministrin Rama, u theksua edhe domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, demokratike në frymën e integrimit Evropian të kombit” thuhet në njoftim.
“Gjatë takimit u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri, me theks të veçantë, hapja e pikës së re të kufirit në Goden, Komuna e Gjakovës.
Nga zona e lirë ekonomike në Gjakovë do të përfitojë edhe Veriu i Shqipërisë dhe do të ngritet bashkëpunimi tregtar e ekonomik, si dhe do të avancohet koncepti i tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri” vazhdon njoftimi.
Gjithashtu, Kusari-Lila ka dhënë disa intervista në disa televizione shqiptare në Tiranë përfshirë ABC News, ORA News dhe NEWS 24, ndërsa qëndrimi i saj në Tiranë ka marrë vëmendjen e gjitha mediave të cilat e kanë pasqyruar takimin me studentët gjakovarë.