Kusari-Lila në fshatrat Prush dhe Ujz: AKR nuk është parti e ndasive
Gjakovë- Kandidatja e AKR-së Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Prush dhe Ujz. Ajo është shoqëruar edhe nga Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli dhe deputetja e AKR-së në Paralamentin e Kosovës, Sevdije Lama.
Në të dyja takimet që u zhvilluan ndaras, Kusari-Lila ka thënë se komuna e Gjakovës ka qenë jetim sepse askush nuk është përkujdesur për të, ndërsa ka thënë se ajo nuk është person i ndasive.
“AKR si subjekt politik nuk ka promovuar asnjëherë ndarje në bazë të regjioneve, feve apo ndarjen fshat-qytet. Unë kam nderin të bashkpunojë me njerëz që janë nga fshati dhe që i takojnë edhe fesë tjetër. Mos u besoni atyre që thonë se Mimoza bënë ndasi. Ky është modeli përçaj e sundo, model i cili do të marrë fund më 3 nëntor”, është shprehur Kusari-Lila.
Kandidatja e AKR-së banorët e fhstarave Prush dhe Ujz shpalosi programin e saj për bujqësi dhe turizë që janë, siaps saj, dy pika që do e kthejnë jetën në çdo fshat të komunës së Gjakovës.
Ndërsa, Ibrahim Makolli ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka qenë krenaria e një punë të sukseshme në qeverisjen qendrore. “Ju siguroj që znj.Kusari Lila ka parime të shëndosha dhe Gjakova është me fat që do ketë një kryetare të tillë”, tha Makolli. /radiogjakova/