Kusari-Lila nis tubimet me qytetarë: Trashëgova 6 milionë euro borxhe
Ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka nisur tubimet me qytetarë për të shpalosur programin për qeverisje për katër vitet e ardhshme.
Kusari-Lila që kërkon besimin e qytetarëve të komunës për herë të dytë tha se qeverisja e saj është ballafaquar me shumë sfida, por ka realizuar projekte të mëdha e disa të tjera janë në realizim e sipër.
Ajo u shpreh se investimet e Komunës janë ndjerë në çdo zonë, por pranoi se kërkesat kanë qenë të mëdha, por i mbetet të punojnë akoma më shumë në katër vitet e ardhshme.
Kusari-Lila rikujtoi se ka trashëguar një institucion të zhytur në borxhe, ndërsa sot gjendja ka ndryshuar pozitivisht.
“Në ditën e parë të si kryetare të Komunës, në tavolinën time kam gjetur fatura borxh në vlerë të përgjithshme rreth 6 milionë euro. Ndërsa sot, Komuna ka vetëm 700 mijë euro borxhe”, u shpreh Kusari-Lila.
Për analogji, qeverisjen e këtyre 4 viteve, Kusari-Lila e krahasoi me rregullimin e një shtëpie.
“Para 4 vitesh iu thash që dua të rinovoj këtë shtëpi, por nuk e disha që duhet rregulluar themeli sepse dëmi ishte që në themel. Tani që themelet janë në rregull dhe të forta, shtëpisë sonë i ka mbetur fasada, dyert e dritaret”, tha Kusari-Lila./radiogjakova/