.
Published On: Tue, Nov 26th, 2013

Kusari-Lila premton më shumë investime për Reken e Keqe

Share This
Tags

mimoza-bashkGjakovë- Në ditën e parë të fushatës së balotazhit,  kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila, të hënën pasdite ka qëndruar në rajonin e Rekës së Keqe, i cili në të kaluarën njihej si bastion i AAK-së dhe PDK-së.

Banorëve të këtij regjioni ajo ju ka premtuar shumë më tepër investime dhe transparencë të plotë për çdo para të investuar. Kështu në takimin e mbrëmshëm në fshatin Ponoshec, Mimoza Kusari –Lila ka fol për projektet ndërkufitare, të cilat sipas saj, deri më tash fare nuk janë shfrytëzuar në komunën e Gjakovës.

Pos kësaj, zonja Kusari Lila ka veçuar edhe investimet mbi baza të regjionalizimit partiak, të cilën gjë e ka cilësuar si të dëmshme për komunën.

Ndryshe në ditën e parë të garës së balotazhit, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga radhët e AKR-se, Mimoza Kusari Lila, ka qëndruar edhe në fshatin Bradhaniq, ndërkohë që në mbrëmje e shoqëruar edhe nga kryetari i AKR-së, Begjet Pacolli është takuar edhe me banorë të nëndegës së 7 dhe të 8 lokale në qytet./radiogjakova/