.
Published On: Sun, Oct 20th, 2013

Kusari-Lila premton përmendore për Xhevat Hoxhën dhe Fatmir Kërleshin

Share This
Tags

mimoza-geceGjakovë- Mimoza Kusari-Lila ka filluar aktivitetet e së dieles duke bërë homazhe në lagjen Gecë tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kërleshi të cilët humben jetën në demostratat për liri e demorkaci më 31 janar 1990.

Familjarët e dëshmorëve i janë falenderuar Kusari-Lilës për këtë vizitë si dhe janë shprehur të mllefosur që Xhevatit dhe Fatmirit asnjëherë nuk ju bë nderimi që e meritonin.  “Këta dy po i quajnë viktima, jo dëshmorë, po thojnë që s’e kanë kapur pushkën në dorë e nuk e meritojnë as statusin e dëshmorit. Po këta po të ishin gjallë në ’99-ën do ta kapnin pushkën, por ranë duke e luftuar okupatorin me gurë”, tha i vëllai i Fatmir Kërleshit, teksa ka falenderuar LDK-në që vetëm ata i kanë vizituar në çdo përvejtorë.

Ndërsa, Kusari-Lila ka thënë se dëshmorët nuk duhet të ndahen nga politika apo në bazë të vendit të origjinës, sepse ata kanë dhënë jetën dhe të nderohen njejtë. Ajo ka premtuar se do të ndërtohet një përmendore për dëshmorët Hoxha dhe Kërleshi.

“Nuk mund të harrohen apo të ndahen në etapa ata që dhanë jetën për këtë vend, të gjithë janë heronjtë e këtij vendi, të vlerave tona dhe të demokracisë. Ne gjithë e mbajmë mend kohen kur të dy dëshmorët u vranë, këtu ka pasur homazhe për një jave dhe lagjja Gecë janë ata që e kanë ruajtur kujtimin për ta. Unë kam shpresën se shpejt në mënyrë institucionale do të mund të nderojmë vepren e tyre me një përmendore që do të bëhet në vendin ku këta janë vra”, u shpreh Kusari-Lila.

Më pas, Kusari-Lila është ndalur edhe tek varri i Sulejman Vokshit i cili gjendet në një gjendje të rëndë si dhe tek gurthemeli ku ishte paraparë t’i kushtohej familjes Dervishdana dhe dëshmorëve të kësaj familje të cilët u vranë gjatë luftës së fundit.

“Parku i lirisë meriton një trajtim tjetër. Kushdo që vjen në Gjakovë duhet të dijë se kjo pjesë e qytetit mbartë një histori të madhe. Ne synojmë që të vëjmë drejtësi për këta duke respektuar vepren e tyre si pishtarë të lirisë. Fatkeqsisht atyre po ju bëhet padrejtësi edhe prej së vdekuri”, shtoi Kusari-Lila./radiogjakova/