Kusari-Lila premton shkollë dhe rrugë në Demjan
Gjakovë- Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli dhe kandidatja e kësaj përtie për postin e të parit të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila të shoqëruar nga kandidatët për asambleistë të Komunës së Gjakovë kanë qëndruar në Demjan.
Banorët e zonës së Hasit i kanë kërkuar Kusari-Lilës shtruarjen e një rruge me asfallt që do ndihmonte në qarkullimin e tyre si dhe ndërtimin e një shkolle fillore, pasi ajo aktualja është shumë larg, gjë që detyron fëmijët të ecin shumë për të shkuar atje e për të ndjekur mësimet.
Kusari-Lila ka premtuar se rruga dhe ndërtimi i shkollës do të ndodhin që në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së saj si dhe ka kritikuar pushtetin aktual për neglizhim të banorëve të kësaj ane.
Ndërsa, i pari i AKR-së Pacolli ka premtuar se do të vizitojë përsëri Demjanin, por ka kërkuar që një nder i tillë të kthehet edhe në shtëpinë e tij i nga një grup i banorëve të kësaj ane. Delegacioni i AKR-së ka vizituar dhe teqen e Shejh Bajramit që gjendet në Demjan./radiogjakova/