.
Published On: Thu, Oct 24th, 2013

Kusari-Lila: “Rezina” do ketë një pamje të re

Share This
Tags

mimoza-reznaGjakovë- Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari-Lila dhe kandidatët për Asamble komunale mesditen e së enjtes kanë mbajtur një takim në lagjen “Rezinë” ku u shpalos programi i saj për Gjakovën.

Fillimisht, Kusari-Lila ka vizituar lagjen cep më cep për të parë nga afër problemet me të cilët ballafaqohen banorët e të cilët pos që nuk kanë rrjet të ujërave të zeza apo rrugë, kjo zonë është shëndrruar edhe në deponi të mbeturinave inerte.

Sipas Kusari-Lilës nisur nga kjo gjendje ekzistuese mund të vijë te situata që kjo lagje të depopullohet për faktin se ekziston rreziku nga kolera apo sëmundje tjera infektuese që vijnë si rrjedhoje e kanalizimeve të hapura dhe mbeturinave.

“Me planet tona për  zhvillimin e mirëfilltë urban të komunës së Gjakovës, parashohim zhvillimin e Gjakovës së re në “Rezinë” e cila përfshinë edhe lagjen e juaj. Në këtë drejtim ju do të jeni në pozitë tejet të volitshme”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo ka falënderuar banorët të cilët janë treguar të kudjeshëm duke lënë hapësirat e nevojshme për trotuare dhe rrugë duke e ruajtur strukturen e një lagjeje e cila, në rast fitoreje të saj, do të ketë një pamje të re.

Ksuari-Lila në takimin më banorët e zonës së ashtuquajtur “Pika e zezë” ka shpalosur dhe programin për një Gjakovë të zhvilluar ekonomikisht./radiogjakova/