Kusari-Lila takon arkitektët, ndërtimtarët dhe inxhinierët e Gjakovës
Gjakove- Kandidatja per kryetare te Komunes se Gjakoves e shoqeruar nga deputetja ne Paralamentin e Kosoves Sevdije Lama dhe zv.Ministrit te ambientit Shpetim Rudi,ka takuar arkitektet, ndertimtaret dhe inxhinjeret ku para tyre ka shpalosur pikat e zhvillimit strategjik urbanistik te Komunes se Gjakoves.
“Ne radhe te pare une deshiroj te ju them se jemi perqendruar ne fokusin profesional qe duhet te kete zhvillimi urbanistik i cdo komune. Jane te dallueshme devijimet dhe planifikimi i gabuar urbanistik i qeverisjes aktuale. Programi yne ka per baze funksionimin e ligjit dhe ne kete aspekt une si Kryetare e Komunes se Gjakoves mirpres bashkpunimin tuaj ne menyre qe te rikthejme infrastrukturen dhe nje pamje me te mire per Gjakoven.
Buxheti i komunes deri me tani eshte shfrytezuar pa transparence dhe dihet mjafte mire gjendja urbanistike e Gjakoves. Ne do organizojme konferencen e pare te donatoreve ku edhe do kemi mundesi te realizojme projektet urbanistike, duke filluar nga projekti Gjakova e re i cili do te realizohet ne pjesen e Rezines.
Ne kete pjese pas kalimit te koncept dokumentit per zonen e lire ekonomike synojme t’i orjentojme edhe investitoret, pjese kjo e cila ne vete do te kete nje qender te konventave, nje qender te kongreseve si dhe nje qender multifunksionale sportive.
Ndertimet aktuale kane demtuar qendren e qytetit dhe Carshine e Vjeter, andaj une do te angazhohem qe trashegimia kulturore te kete vendin e merituar.
Nje ceshtje me rendesi jane pronat e manipuluara ne nivel te komunes qe fatkeqesisht numri i ketyre rasteve eshte shume i madh e qe kryetari aktual e ka deshmuar kete problem pasi qe Gjakova eshte i vetmi vend qe nuk ka aplikuar per zonen e lire ekonomike me arsytimin se nuk ka prone Komuna e Gjakoves”, ka thene Kusari-Lila.
Me pas kandidati per asamblene Komunale nga radhet e AKR-se, Xhelal Hoxha ka prezantuar pikat konkrete te zhvillimit urbanistik ne Komunen e Gjakoves.