Kusari-Lila takon sportistët gjakovarë
Gjakovë- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga AKR-ja, Mimoza Kusari-Lila ka takuar sportistët e komunës së Gjakovës. Para se të niste fjalimin e saj, Kusari-Lila ka kërkuar një minutë heshtje për dëshmorët, dikur sportist të dalluar, Xhafer Thaqit dhe Bashkim Idrizit.
“Në çdo takim në vazhdimësi i potencoj pikat konkrete për sportin, por sonte erdha këtu e dëshpruar për faktin se disa klube që janë të politizuara nga Qeverisja aktuale ju bënë presion të mos marrin pjesë këtu”, tha Ksuari-Lila.
Ajo ka premtuar se që nga dita e parë sporti do të depolitizohet, infrastruktura sportive do të përmisohet, do të ndërtohet një qendër multifunksionale sportive në lagjen “Rezinë”, do të ndërtohen katër fusha të tenisit, do të shënjezohen stazat e vrapimit si dhe do ndërtohet një shtëpi për bjeshkatarët në Koshare.
“Do të dëshmojmë që së bashku do jemi një storie që nuk lidhet me reketin, presionin dhe me shantazhet, por një storie e zhvillimit, një shembull për gjitha komunat tjera në Kosovë”, ka shtuar Kusari-Lila./radiogjakova/