Kusari-Lila takon veteranët e luftës
Gjakovë- Në vazhden e aktiviteteve të saj të përditshme, kandidatja e AKR-së Mimoza Kusari – Lila i ka takuar veteranët e luftës së UÇK-së, para të cilëve ka shpalosur në detale programin e saj qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Theks të veçantë, Kusari-Lila ka vënë tek zgjidhja e problemeve të kësaj kategorie të njerëzve, siç janë punësimi, strehimi e mbi të gjitha krijimi i mundësive për një dinjitet më të mirë dhe krenari për atë që këta djem e kanë dhënë për lirinë e vendit.
“Nuk kamë ardhur sonte këtu të bëjë politik, nuk më shkon zëri të ju flasë për politike, por kam ardhur të ju them sonte se epiteti i juaj nuk duhet të jetë më djemtë e luftës, por djemtë e lirisë sepse ju e meritoni më shumë se askush tjetër ta gëzoni larine”, ka thënë Kusari – Lila.
Ajo ka thënë se nuk i ka mbledhur këta djem për ta kërkuar votën prej tyre, por ka shprehur bindjen se ashtu siç kanë ditur të dalin në skenë në ditët më të vështira për vendin, këta djem do të dinë edhe të votojnë drejtë me 3 nëntor./radiogjakova/