.
Published On: Thu, Oct 17th, 2013

Kusari-Lila: Viti 2014, vit i zhvillimit ekonomik të Gjakovës

Share This
Tags

mimoza-bl3Gjakovë- Në prezencën e qindra qytetarëve të bashkësisë së tretë lokale, për herë të dytë është pritur kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila e cila i ka siguruar qytetarët e Komunës së Gjakovës që do punojë me përkushtim që nga data 4 nëntor për përmisimin e jetës së tyre.

“Nga tubimi në tubim ne po rritemi dhe cdo ditë e më shumë po e vërej se qytetarët e Komunës së Gjakovës me padurim po e presin datën 3 nëntor, ditën kur do t’i thonë “po” ndryshimit të madh për Gjakovën. Viti 2014 për Gjakovën do të jetë vit i aktiviteteve dhe angazhimeve të shumta për zhvillimin ekonomik të Gjakovës duke zhvilluar dhe promovuar zonën e lirë ekonomike dhe Aeroprtin e Gjakovës”, tha Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu ka premtuar krijimin e fondeve për zhvillimin e bizneseve të reja, sistemin e granteve për bizneset prodhuese, eliminimin e lejeve dhe licencave për bizneset e vogla dhe të mesme. Sipas Kusari-Lilës, Komuna nën udhëheqjen e saj do fillojë menjëherë me mbeshtetje institucionale për shoqatat e dalura nga lufta, shoqatat e pensionistëve, shoqatat e përsonave me aftësi të kufizuara.

Në fund të këtij takimi Kusari-Lila i është përgjigjur disa pyetje të banorëve të kësaj bashkësie lokale që kryesisht kishin të bëjnë me mirëqenien e përgjithshme, problematikat e pronave dhe sfidat e zhvillimit ekonomik./radiogjakova/