Kusari-Lila vizitë komunitetit RAE: Vota juaj është e rëndësishme
Gjakovë- Diten e premte kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e ka filluar me vizitë në lagjet e banuara nga komuniteti RAE, ku nga afer është njoftuar me gjendjen e rëndë të këtyre banorëve.
“Jam këtu për të dëshmuar se çdo banorë i komunës së Gjakovës duhet të trajtohet njejtë dhe pa dallime. Si kryetare e ardhshme do mundohem që komuniteti RAE të përfshihet në të gjitha segmentet e jetes në mënyrë të barabartë, pa deskriminime dhe kërcënime.
“Gjendja e rëndë që po e shoh por edhe në vizitat e mia të më hershme, tregon se qeverisja në largim është kujdesur për ju vetëm në kohë fushate, duke u munduar që të blejë dhe shantazhoj të drejtën demokratike për votën e lirë.
“Vizita ime tregon se unë jam së bashku me ju, andaj me 1 dhjetor ju bëj thirrje që të dilni në votime pa frikë, pa rënë pre e provokimeve, kërcënimeve dhe presioneve, por të jeni krenar se vota juaj ka peshë dhe e mundëson ndryshimin dhe zhvillimin e Komunës së Gjakovës”, u shpreh Kusari-Lila.