Kusari-Lila viziton bizneset prodhuese
Gjakovë- Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka filluar ditën e shtune me vizita bizneseve prodhuese ne Komunën e Gjakovës.
Kusari Lila vizitoi fabriken e thasëve “Jonatan” të cilët prodhojnë thasë dhe rrjete kundër breshërit si dhe mini-fabriken Ferall e cila benë përpunimin e lamarinës dhe të rafteve. Me këtë rast ajo është njoftuar nga afër me kapacitetet prodhuese dhe sfidat që përballen bizneset sot në Gjakovë.
Kusari Lila njoftoi pronarët dhe puntorët e këtyre fabrikave me pjesë të programit të AKR-së ku i ka siguruar ata që Komuna e Gjakovës nën udhëheqjen e saj do t’i përkrahë të gjitha bizneset duke krijuar zyren për promovimin e bizneseve dhe investimeve.
“Vetë fakti që këto biznese janë krijuar me forcat e veta dhe nuk janë ndihmuar nga institucionet lokale, na detyrojnë që në ditët e para të qeverisjes sonë të krijojmë zyren e veçantë e cila do të merret me përkrahjen dhe inkurajimin në procesin e ndërmarrësisë. Përpos kësaj do të angazhohemi së bashku me donatorët që të krijojmë grante për përkrahjen e vazhdueshme të bizneseve”, ka thënë ajo./radiogjakova/