.
Published On: Sun, Oct 13th, 2013

LDK kërkon vota në fshatin e Lekajt

Share This
Tags

gola-novosellaGjakovë- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës Luan Gola, i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë Teuta Sahatqija, Naser Rugova dhe zyrtarë tjerë të LDK-së, kanë qëndruar të dielen në mbrëmje në fshatin Novosellë të Gjakovës, vendlindja e kryetarit aktual dhe kandidatit të AAK-së Pal Lekaj.

Në bashkëbisedim me banorët e këtij fshati, Gola ka thënë se përkrahja që po i bëhet LDK-së në këtë fshat, dëshmon për rritjen e kësaj partie por edhe për dështimet e shumta të qeverisë aktuale dhe zhgënjimit që njerëzit kanë në të dhe në kryetarin Pal Lekaj.

“Ndonëse ky fshat konsiderohej si bastion i një partie tjetër politike, kjo prezencë e juaja masive, tregon se koha e ndryshimit ka ardhur në Gjakovë, andaj ju bëj thirrje që me 3 nëntor të dilni në masovikisht në votime dhe të mbështesni Lidhje Demokratike të Kosovës”

Duke shpalosur në detale programin qeverisës, Gola tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjakovë, është partia e vetme e cila ka gati plaftormën qeverisëse dhe e cila garanton zhvillim ekonomik, infrastrukturë të zhvilluar, mbështetje për rininë dhe bujqësinë gjakovare.

Në këtë tubim është bërë prezentimi i kandidatëve për Asamblenë komunale nga ky regjion, Pal Gjuraj dhe Raimonda Lekaj, të cilët kërkuan dhe u bënë thirrje të pranishmive që të mbështesin kandidatin për kryetar të komunës Luan Gola dhe kandidatët e LDK-së për këshilltarë Komunal të Gjakovës.

Kandidatët e LDK-së një takim të ngjashëm e kanë zhvilluar edhe në fshatin Damjan të Hasit.