LDK, takime me struktura dhe banorë në Has
Kandidati për kryetar të Gjakovës nga LDK, Bekim Ermeni takoi strukturat e këtij subjekti politik dhe qytetarët në rajonin e Hasit.
Në fillim ai është ndalur në Damjan ku ka shpalosur programin e LDK-së ndërsa ka kërkuar që vota e hasjanëve të drejtohet për LDK- në, për kandidatin e zonës Valon Pnishi, si dhe për kandidatin për LDK-së për të udhëheqë komunën e Gjakovës.
Në këtë takim u vlerësuan projektet e realizuara deri më tani në Has dhe më specifikisht në Damjan. Ndërsa është thënë se mobilizimi dhe vullneti i hasjanëve është që me LDK-në dhe njerëzit e tyre të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme komunale.
Ndërsa, udhëheqësit e LDK-së kanë bashkëbiseduar edhe me banorët e fshatit Lipovec. Më këtë rast është prezantuar kandidati i kësaj zone Arben Berisha.
LDK takimet i ka vazhduar më pas edhe në Rogovë të Hasit, ku po ashtu kanë bërë prezantimin e e kandidatit nga ky rajon Sadik Hoti./radiogjakova/