.
Published On: Tue, Oct 8th, 2013

Lekaj bëhet dëshimtar i një pajtimi mes dy familjeve të hasmëruara

Share This
Tags

lekaj-festaGjakovë- Rreth 30 vite më parë pas një akti makabër të vrasjes kishte “lëshuar rrënjë” hasmëria në mes të familjeve Bezhi dhe Domgjoni.

Të hënen në festen e “Zojës Rruzare” ku ishte i pranishëm dhe kryetari Lekaj, këto dy familje zgjaten doren e pajtimit.

Ky i fundit përhsendeti pajtimin duke thënë se ky gjest sjell shpresë dhe besim, pajtim dhe dashuri dhe raste të tilla duhet të jenë shembuj edhe për familje tjera të hasmëruara të cilët duhet të ndalojnë këtë dukuri dhe të jetohet paqësisht.

Nga mesazhet e dhëna dhe angazhimin e kishës për këtë pajtim, është thënë se kjo plagë e vjetër e vëllavrasjes ndër shqiptarë duhet të mbyllen përfundimisht dhe të përçohet paqja dhe dashuria.

Kremta e “Zojës Rruzare” është festuar me meshën e udhëhequr nga Dom Viktor Sopi në Famullinë e Bishtazhinit ku pos ritualit fetar, aty u dhanë mesazhe paqeje për gjithë globin, e posaçërisht për dashuri dhe respekt tek populli shqiptar, që mos të harrojnë dhe injorojnë vendin dhe gjuhën e tyre, pasi siç u shpreh, kemi trashëguar gjuhën e përndjekur ndër shekuj, kulturën tonë të lashtë, tokën e ujitur me gjak të cilës duhet t’i jemi besnik./radiogjakova/