.
Published On: Fri, Oct 11th, 2013

Lekaj: Botushën e kemi bërë një fshat modern

Share This
Tags

lekaj-botushGjakovë- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës Pal Lekaj i shoqëruar nga bashkëpuntorë dhe partnerët e koalicionit, LDD, ka vizituar të enjten në mbrëmje banorët e fshatit Botushë.

Ai ka bashkëbiseduar me të pranishmit për programin qeverisës dhe nevojat e këtij fshati. Lekaj u ka rikujtuar botushasve se qeveria lokale ka bërë mjaft investime në këtë fshat.

Sipas tij, asfaltimi i rrugës, renovimi i objektit shkollor dhe ambulances janë vetëm disa nga investimet komunale.  Ai u ka premtuar atyre se brenda pak ditësh do të përfundojë edhe ndriçimi publik, dhe me këtë ky fshat do të bëhet një fshat modern e bashkëkohor.

Duke kërkuar nga ta që ta votojnë për mandatin e tretë, Lekaj u ka premtuar banorëve se në mandatin e ardhëm qeverisës ai do të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës./radiogjakova/