.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Lekaj me familjarët e të pagjeturve

Share This
Tags

lekaj-nenatGjakovë- Kandidati i AAK-së Pal Lekaj me bashkëpuntorë ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” ku janë pritur nga nënat, fati i familjarëve të të cilave mbetet ende një mister.

“Kërkesa e jonë është që,  kushdo që ta fitoi pushtetin në zgjedhjet e 3 nëntorit, të punoi më shumë në realizimin e kërkesave të familjarëve të të pagjeturve, të cilat edhe 14 vjetë pas çlirimit jetojnë në ankth për më të dashurit e tyre”, u shpreh Nysrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave” . Pos kësaj, në takimin e zhvilluar  në kuadër të fushatës zgjedhore, Kumnova ka kërkuar edhe një trajtim të përafërt familjarëve të martirëve me ata të dëshmorëve.

Në anën tjetër, kandidati për kryetarë të komunës së Gjakovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka premtuar organizatës “Thirrjet e Nënave” një mbështetje të fuqishme gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm.

“Organizata e juaj do të ketë një buxhet të alokuar përkatësisht një mbështje institucionale që nga 1 janari i vitit 2014, ndërkohë që çdo familje e të pagjeturve do të ketë nga një të punësuar. Pos kësaj do të bëjmë përpjekje për përmirsimin edhe të  çështjës së strehimit”, ju ka thenë Lekaj nënave të të pagjeturve.

Ndryshe, në këtë takim familjarët kanë shtruar pyetjen lidhur me mos përmbushjen e kërkesës së tri organizatave për ndërtimin e një obelisku  për martirët në lokacionin e ish-kazermave./radiogjakova/