.
Published On: Fri, Oct 25th, 2013

Lekaj mes banorëve të bashkësisë së dytë dhe gjashtë lokale

Share This
Tags

lekaj-67Gjakovë- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Pal Lekaj, deputet e këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj dhe Ardian Gjini dhe kandidatët për Asamble nga koalicioni i AAK-LDD për komunën e Gjakovës mbajten takim me banorët e bashkësisë së 2 dhe 6 lokale.

Zyrtarë të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati i këtij subjekti për kryetar të Gjakovës, kanë drejtuar akuza ndaj subjekteve tjera politike, për, siç kanë thënë ata mashtrimin që po tentojnë tu bëjnë qytetarëve të Gjakovës me premtime të pa reaizuara dhe jo të vërteta.

Deputeti Ardian Gjini ka fol për aeroportin e Gjakovës, ndërsa ka akuzuar kandidatin e PDK-së dhe atë të AKR-së se po tentojnë të përvetësojnë meritat për shndërrimin e këtij aeroporti nga ushtar në civil.

Nga ana tjetër, deputeti Daut Haradinaj, tha se qeveria e Kosovës ka pas shumë mundësi të investoj në Gjakovë,  por nuk e kanë bërë edhe pse komuna ka dërguar shumë projekte. “Kush u ndaloi të investojnë në këto vite. Asnjë projekt i vetëm nuk u mbështet nga qeveria e Kosovës. Pikërisht nga ata që sot po vijnë e po kërkojnë mbështetjen tuaj”, tha Haradianj.

Ndërsa, Pal Lekaj u ka treguar vizionin e tij për Gjakovën të pranishmëve e cila si shtyllë kryesore ka zhvillimin ekonomik të komunes dhe krijimin e vendeve të reja të punës./radiogjakova/