Lekaj: Në mandatin e ri më shumë investime në arsim
Gjakovë- Kandidati për kryetar Pal Lekaj i shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i LDD-së, Nexhat Daci dhe kandidatët për Asamble komunale dhe bashkëpuntorë tjerë janë takuar me mesimdhënësit gjakovarë.
Në këtë takim kreu i Aleancës, Haradinaj ka thënë se ai nuk do premtojë rritje të pagave siç bëjnë disa të tjerë, por në diten kur ai të emërohet si Kryeministër i vendit mësimdhënësit do ta keni trajtimin e duhur.
“Asnjëherë nuk ju kemi harruar dhe nuk e kam ndërmend që të jap premtime në kohë fushate për rritje të pagave, por ju them se me ardhjen time në pozitën e Kryeministrit do t’i përfaqësojë interesat tuaja dhe për këtë të jeni të bindur se askush nuk do ta bëjë më mirë se ne. Nuk e kemi ndërmend të ju premtojmë miliona, por ju garantojmë se investimin më të madh në qeverisjen Haradinaj, do ta bëjmë tek ngritja e kapaciteteve intelektuale sepse investimi në faktorin njeri, është investimi më i sigurt për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh Haradinaj.
Ai gjithashtu u ka thënë mësimdhënësve se kandidati i AAK-së për kryetar është njeriu i duhur për Gjakovën dhe se asnjë kundërkandidat tjetër nuk do punojë as sa kryetari aktual Pal Lekaj.
Ndërsa, në fjalen e tij, Lekaj ka prezantuar të arriturat e qeverisjes së tij në sferën e komunës. Ai ka thënë se Gjakova mund të mburret sa i përket ndërtimit të godinave shkollore. Lekaj ka thënë se invetimet e deritashme në arsim nuk nënkupojnë se ata do e harrojnë këtë fushë, por përkundrazi do ketë projekte tjera.
“Ne si qeveri lokale kemi investuar shumë në përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit dhe nxënës si në infrastrukturë ashtu edhe në cilësi të arsmit. Gjakova në ndërtimin e godinave shkollore, ka një shembull të mirë që përveç Komunës ne sot kemi një shkollë që është bërë me buxhet vetanak të familjes Rizvanolli . Ky është shembulli më i mirë që Gjakova e do investimin në gjenerata të reja. Në mandatin tonë të ri, do të kemi mundësinë të jemi edhe më pranë jush duke ju mbështetur me projekte dhe investime të shumta si nga niveli lokal ashtu edhe nga ai qendor, me qeverisjen e z.Haradinaj”, tha Lekaj./radiogjakova/