Lekaj: Ne s’përziejmë çaja, premtojmë zhvillim ekonomik
Gjakovë- Planqori falë investimeve në infrastrukturë dhe ndriçim publik është shëndrruar në një qytetëz. Kështu të pakten mendon kandidati i AAK-së, Pal Lekaj i cili ka vizituar këtë fshat në kuadër të takimeve elektorale.
“Çdo plan program i yni për këtë katërvjeçar është i bazuar për krijimin e një mirëqenie më të mirë të çdo qytetari të komunës sonë. Ne asnjëherë nuk kemi bërë ndarje siç po thirren të tjerët, as nuk paguajmë gazetarë për shkrime tendencioze, nuk përziejmë çaja, e as nuk premtojmë miliona”, është shprehur Lekaj para banorëve.
Kandidati i AAK-së për mandatin e tretë ka premtuar zhvillim ekonomik, qeverisje të mirë lokale dhe qeverisje të mirë të vendit. Në këtë takim në fshatin Planqor, Lekajn e ka shoqëruar edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj.
Në këtë takim Haradinaj tha se vota e sotme për Dr. Pal Lekaj, për kandidatët për Asamble komunale është votë për një të ardhme të mirë që po e pret Gjakovën. Ai ka peluar që të votohet AAK-ja. “Më 3 nëntor, mos t’iu ndalë askush për të votuar numrin tonë të fitores”, tha ndër të tjera, Daut Haradinaj./radiogjakova/