Lekaj në UGJ: Gjakova e ka merituar Universitetin
Gjakovë- Kandidati i AAK-s për kryetar të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i ka vizituar ambientet e Universitetit të porsahapur Publik të Gjakovës. Lekaj aty u prit nga rektori i Universitetit të Gjakovës, Bajram Nuraj me bashkëpunëtorë.
“Këtë e konsideroi ditë historike, pasi jam në zyrën e reaktorit të parë të Universitetit Publik të Gjakovës. Gjakova e ka merituar një universitet të këtillë, prandaj jam i lumtur që më në fund u përmbush dëshira e kamotshme e gjakovarëve. Jemi duke u munduar që të krijojmë kushte së më të mira për studentët e këtij universiteti, kështu që, janë në përfundim e sipër punimet në renovimin e objektit shkollor ku do të vendoset ky universitet”, ka thënë Lekaj në takim me stafin akademik të Universitetit të Gjakovës.
Kandidati i AAK-së është shoqëruar në kët takim nga drejtoresha e Arsimit, n jëherit kandidatja për Asamble, Silvana Haxhikadrija dhe kanidatë tjerë./radiogjakova/