Lekaj përuron një segment të rrugës “Sadik Pozhegu”
Gjakovë- Me investimet e bëra nga buxheti i Komunës, sipas projektit të paraparë nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në vlerë prej 50 mijë euro, është bërë inaugurumi i një segmenti të rrugës “Sadik Pozhegu” e cila në gjatësi prej 330 metrave është shtrirë me kubëza.
Me rastin e inaugurimit të rrugës, kryetari Pal Lekaj ka pohuar se është kryer një rrugë e cila ka qenë domosdoshmëri e kohës për t’u ndërtuar që qytetarëve të kësaj lagje tu krijohen mundësi më të mira jetese. E posaçërisht, ka pohuar më tej kryetari Pal Lekaj, kjo rrugë ka vlerën e vet pasi është investuar në një ambient ku jetojnë minoritarët.
Skender Harbuzi, në emër të banorëve të lagjes ka falënderuar Komunën për këtë investim duke thënë se “tani kemi një arsye për të qenë më të lumtur, e cila u krijua në saje të mbështetjes së Komunës, për çfarë u jemi shumë mirënjohës, e sidomos që tani fëmijët tanë më nuk do luajnë dhe lëvizin në baltë”.