Lekaj premton 100 banesa sociale
Gjakovë- Fushata e AAK-së ka vazhduar të mërkuren në mbrëmje me takimin me banorët e nëndegës së parë lokale. Kryetari aktual Lekaj ka thënë se nuk i ka hyrë garës për interesa personale, por për interes të komunës së Gjakovës.
Para të pranishmëve, kandidati i AAK-së, se Komuna ka bërë maksimumin e mundshëm sa i përket investimeve. “Për 6 vite janë investua 57 milion euro, dhe tash në tërë komunën kanë ngelur pa u asfaltuar vetëm 15 kilometra rrugë. Prandaj nuk kemi nevojë dhe arsye të premtojmë investime në infrastrukturë, por do të orientohemi në lëmit e tjera. Kështu do të ndërtojmë 100 banesa sociale në mënyrë që të zgjidhim problemin e strehimit social”, ka thënë ai.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se fitorja e tretë radhazi në Gjakovë është fillim i fitores në gjithë Kosovën vitin e ardhshëm në zgjedhje nacionale. “Sipas të gjitha gjasave, në majin e vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet parlamentare, kështu që, më 3 nëntor fillon fitorja e jonë e madhe, jo vetëm në Gjakovë, por edhe në Kosovë që do të kurorëzohet me Ramush Haradinajn, kryeministër” është shprehur Gjini./radiogjakova/