Lekaj takime në Dujakë, Firajë, Dobrixhe dhe Gërçinë
Gjakovë- Kandidati i AAK-së Pal Lekaj shoqëruar nga deputeti Daut Haradinaj dhe kanidatët për Asamble komunale kanë qëndruar mes banorëve të fshatrave Dujakë, Firajë, Dobrixhe.
Në këtë takim Lekaj tha se në këto fshatra në mandatin e kaluar është punuar në infrastrukturë, ndërsa në mandatin e ardhshëm prioritet do jetë zhvillimi ekonomik që do mundësojë punësimin e shumë të rinjëve të komunës së Gjakovës.
Ndërsa, deputeti në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Daut Haradinaj ftoi qytetarët që të votojnë AAK-në. “Votoni për numrin 62, atë të Aleancës, numrin i cili do të vazhdojë qeverisjen lokale më në krye njeriun e denjë për Gjakovën, Dr. Pal Lekaj, numrin i cili sjellë në krye të qeverisjes së vendit njeriun që meriton ta udhëheqë Kosovën, z.Ramush Haradinaj”, ka thënë Haradinaj.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës ka vizituar edhe fshatin Gërçinë, për të cilen zonë Lekaj tha se kan mbetur edhe disa punë të vogla për t’u kryer e që do përfundohen më 2014.
“Qëllimi ynë primar për këto katër vite është rigjenerimi i vendeve të reja të punës dhe sigurisht që do t’ia arrijmë sepse kemi mbështetjen tuaj jo vetëm si Gërçinë por si Hasi në tërësi. Projektet tona do të realizohen me votën tuaj, me një votë që është për Aleancën, për të ardhmen tonë të përbashkët”, është shprehur Lekaj në këtë takim./radiogjakova/