.
Published On: Wed, Oct 23rd, 2013

Lekaj takime në Morinë dhe Molliq

Share This
Tags

lekaj-morinaGjakovë- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës Pal Lekaj, ka zhvilluar dy takime të veçanta me banorë të fshatrave Morinë dhe Molliq.

Duke drejtuar akuza ndaj kundërkandidatëve të tij, Lekaj ka kërkuar nga banorët e këtyre dy fshatrave që edhe kësaj rradhe t’i besojnë atij dhe AAK-së, pasi janë ata që do të vazhdojnë me realizimin e projekteve të nisura në të mirë të qytetarëve.

“Me bashkëpunëtorët e mi, e që jeni ju qytetarët që vendosni me votën tuaj do të vazhdojmë rrugëtimin fuqishëm sepse deshën e s’deshën kundërkandidatët ne do të jemi edhe për një mandat sepse kemi punuar që sot të krijojmë mundësinë që të zhvillojmë ekonominë duke projektuar një program ekonomik i cili do të ngrisë mirëqenjen e secilit prej nesh. Nuk pranojmë bashkëpunëtorë që pijnë çaja Rusi e as me ata që premtojnë sa për të premtuar miliona. Jemi me këmbë në tokë dhe mandati që po na pret është vetëm rigjenerimi i vendeve të reja të punës”, ka thënë Lekaj në Morinë.

Ndërsa në takim me banorët e fshatit Molliq, Lekaj ka shprehur bindjen në fitoren e tij, përkundër faktit se fshati Molliq është vendlindja e kandidatit të PDK-së Hajdar Beqa.

“Ne e dimë se kandidat e keni edhe birin tuaj. Në të njejtën situatë ishim edhe në 2007-tën kur ishim në Botushë, ku e kishin kandidatin Besim Mehmeti. Asokohe rezultatet na quan drejtë fitores ashtu siç do ta kemi edhe më 3 nëntor të këtij viti sepse në qeverisje të vendit ne do ta kemi kryeministrin tone Ramush Haradinaj, i cili Gjakovës do t’ia kthejë borxhin që e krijoi qeveria aktuale e vendit por pa dëmtuar komunat e tjera”, ka shtuar Lekaj./zeri/