Lekaj: UGJ-ja s’do jetë universitet dosido
Gjakovë- Kreu i AAK-së në Gjakovë dhe kandidati për kryetar të ardhshëm, Pal Lekaj ka zhvilluar një takim me studentët e komunës së Gjakovës.
Ai ka shpalosur programin që lidhet me këtë kategori të shoqërisë si dhe ka folur për Universitetin e Gjakovës. Lekaj është shprehur se UGJ-ja nuk do jetë universitet sa për të thënë se aty ka studentë.
“Meqë jam në Bordin e Universitetit të Gjakovës nuk do lejoj që UGJ-ja të bëhet universitet ku bëhen thashetheme apo ku shkohet sa për të thënë se unë studioj, por do jetë vend ku studentët do ta gjejnë veten dhe do të marrin më të miren nga profesorët”, ka thënë Lekaj.
Kandidati i Aleancës ka njoftuar se do kërkojë që cilësia e arsimit të rritet dhe në univeristet private që operojnë në Gjakovë. Ai gjithashtu u ka folur studentëve për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Përmes subvencionimit, përkatësisht bashkëpunimit me ndërmarrjet e ndryshme ekonomike dhe biznesore, presim të krijojmë mundësi për punësimin e 300 studentëve të sapo diplomuar” ka thenë Lekaj.
Në fund të fjalës së tij, Lekaj, ju ka premtuar studentëve gjakovar se lehtësirat dhe përspektivën ata do ta mund ta prekin shumë shpejt. Takimi ka përfunduar me një bashkëbisedim me studentët lidhur me problemet që i preokupojnë ata./radiogjakova/