.
Published On: Sun, Oct 6th, 2013

Lekaj: Vazhdojmë me punë për të miren e Gjakovës

Share This
Tags

haradinaj-tubimiGjakovë- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të dielen në pallatin e sporteve në Gjakovë ka mbajtur tubimin e madh në prani të krerëve më të lartë të partisë, partnerit të koalicionit LDD-së dhe simpatizantëve të saj.

Pal Lekaj, i cili synon mandatin e tretë në krye të Komunës së Gjakovës, ka thënë se premtimet e mbajtura gjatë dy mandateve të kaluara e bëjnë atë te jetë komod para qytetarëve dhe t’u kërkojë besimin për të tretën herë.

“Nuk dua t’i numëroj me letër ato që kemi premtuar pasi ato shihen dhe qytetarët i gëzojnë çdo ditë në qytet dhe fshtara. Kemi dëshmitë dhe faktet që kemi tre fishuar investimet e renovimet e çdo aseti të jetës publike. Po të mos ishte kështu ne nuk do të dilnim para masës dhe të kërkonim besimin e ri”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.

Kandidati i AAK-së ka thënë se në mandatin e tij të tretë do ta ketë shumë më lehtë, pasi do të gëzojnë mbështetje nga Qeveria qendrore e cila, sipas tij, nga viti i ardhshëm do të kryesohet nga Ramush Haradinaj.

Lekaj ka thënë se gëzon mbështetje të plotë nga qytetarët e Gjakovës pasi ka qëndruar afër tyre në çdo moment. Ndërsa më pas ka numëruar një nga një prioritetet tij për mandatin e tretë.

lekaj-tubimi

“Prioritetet e mia për katër vitet e ardhshme përfshijnë: vazhdimin e punimeve të nisura e që do të kryhen shumë shpejtë, edukim e strehim të njerëzve me nevojë, përkrahje për prodhuesin individual bujqësor, mbështetje dhe lehtësim për investitorët vendor dhe të huaj, përkrahjen e ndërmarrësve të rinj dhe bizneseve e përmisim të jetës socio-ekonomike të të rinjëve të Gjakovës e në veçanti të komuniteteve”, ka thënë Lekaj.

Apel për të votuar për Lekajn ka bërë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se kryetari aktual ka punuar shumë për të miren e Gjakovës. Ai ju ka bërë thirrje edhe grupit të luftëtarëve “Djemtë e Asfalltit” të cilët kanë luftuar përkrahë Haradinajt që të qëndrojnë pranë vizionit të AAK-së.

Haradinaj ka thënë se kush voton Lekajn, ka votuar dhe për të. Ndërsa, ka premtuar se nga viti i ardhshëm kur ai të jetë Kryeministër i Kosovës, Gjakova do të jetë në planet e Qeverisë qendrore dhe jo të harrohet, sipas tij, në mënyrën më të paftyrë të mundshme siç ka ndodhur deri më tani.

Mbështetje për Lekajn ka dhënë dhe Nexhat Daci, kryetar i LDD-së, duke thënë se Gjakova pas asnjë përkrahje nga qendra ka të arritura enrome dhe kjo është meritë e, si e ka quajtur ai, kryetarit të sotëm dhe të nesërm, Pal Lekajt.

Në fund të këtij aktiviteti janë prezantuar dhe kandidatët për Asamble komunale nga rradhët e koalicionit AAK-LDD për komunën e Gjakovës./radiogjakova/