.
Published On: Thu, Oct 31st, 2013

Lekaj: Vazhdojmë për një familje të madhe që quhet Gjakovë

Share This
Tags

aak-tubimiGjakovë- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partneri i koalcionit Lidhja Demokratike e Dardanisë kanë mbyllur fushaten elektorale në Gjakovë me besimin se fitorja i takon Pal Lekajt dhe kandidatëve për Asamble nga kjo listë.

Në fjalen e tij, Pal Lekaj tha se rrugëtuam për gjashtë vite mes suksesesh dhe se ata që nuk shohin të arriturat e kësaj qeverisje përmes investimeve në brendësi të qytetit por dhe në fshatra duhet të jenë të verbër.

“Ne do të vazhdojmë edhe për katër vite tjera, jo për inate të individëve të caktuar, jo për ndarje, po për një familje të madhe që quhet Gjakovë dhe unë përkulem para tyre që na mbështetën dhe para tyre që menduan ndryshe sepse vetëm kështu do t’i ndihmojmë vendit dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh Lekaj.

Ai tha se për këto vite në krye të komunës kemi bërë “revolucion pozitiv” në infrastrukturë, godina shkollore, ambulanca, ujëra të zeza, ndriçimi, mirëqenie sociale dhe banesa sociale për ata që kanë pasur nevojë.

“Jemi të bindur se do të bëjmë një revolucion pozitiv në zhvillimin ekonomik lokal dhe e keni garanicinë time. Ju e dini se për dy mandate na ka munguar mbështetja nga qeveria qendrore, por nga pranvera e ardhshme Gjakova do ta ketë djalin e vetë si Kryeministër e që është Ramush Haradinaj dhe do na ndihmojë jo me fjalë e njëherë në katër vite, por me vepra”, tha Lekaj.

lekaj-haradinaj1

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i bindur se ai do jetë Kryeiminstër tha se ka planet që tani për Gjakovën dhe rrafshin e Dukagjinit. Ai ka thënë se gjithmonë ka gjetur forcen për të përballuar sfidat që i pati në të kaularen kur e ka ditur se ka Gjakoven mbrapa.

Haradinaj u shpreh i bindur se Lekaj e meriton edhe një mandat. “Kryetari Pal Lekaj ka punuar me kujdes, respekt dhe është interesuar çdo ditë për Gjakoven. Gjithmonë gjatë qeverisjes së tij ka punuar për Gjakoven dhe gjithë këtë trevë dhe jo vetëm kaq, ka ditur të respektojë në mënyren më të mirë, më të kujdeshme gjitha vlerat e Gjakovës”, u shpreh Haradinaj.

Mbështetje për kandidatin e koalicionit AAK-LDD për kryetar të Gjakovës dhanë edhe nënkryetarët e Aleancës, Blerim Shala e Ardian Gjini, si dhe kryetari i LDD-së, Nexhat Daci. Në fund të këtij tubimi u prezantuan edhe kandidatët për Asamble komunale./radiogjakova/