Liburni bindshëm ndaj Vytis
Liburni e ka prezantuar veten në Europë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Klubi i futsallit nga Gjakova fitoi ndeshjen e parë të Grupit B të fazës së parakualifikueseve ndaj skuadrës nga Lituania Vytis me rezultat bindshëm 7-3.
Serinë e golave e hapi Selimi në minutën e parë, ndërsa e mbylli Qerimi në minutën e fundit.
Më i dalluari ishte Halim Selmanaj që shënoi tre gola.
Ndeshjen e ardhshme, Liburni e luan ndaj kampionëve malazez të Tittogradit të enjten prej orës 18:00./radiogjakova/