.
Published On: Wed, Mar 5th, 2014

Liburni fitues i turnirit “Adem Jashari”

Share This
Tags

kupa-liburniPrishtinë- Klubi gjakovar i futsallit, Liburni, ka arritur edhe një sukses. Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtine është zhvilluar finalja e turnirit memorial “Adem Jashari” dhe pas një ndeshje dramatike dhe një atmosferë të bukur Liburni mposhti Benagon nga Çekia me rrezulltat 7-5.

Pjesëloja e parë i takoi totalisht gjakovarëve të cilët avancuan me 5 me 1 por në të dytën ra koncentrimi për t’u rikthyer në finish të takimit. Golashënus për Liburnin ishin Ideal Brovina i cili shënoi 3 herë, pastaj Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Arber Dobroshi dhe Nexhip Selimi me nga 1 gol.

Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Ramadan Alaj, ndërsa golashenusi më i mirë Ideal Brovina ./radiogjakova/