Mbështetje për gratë ndërmarrëse të Gjakovës
Gjakovë- Mimoza Kusari-Lila ka përmbyllur diten e dhjetë të fushatës elektorale duke takuar gratë ndërmarrëse të komunës së Gjakovës.
Kusari-Lila tha se avancimi i të drejtave të grave dhe sidomos grave në biznes është për mua cështje personale dhe jo politike. “Edhe si ministre e MTI-së, por edhe në aktivitetet e mia si udhëheqëse e Odës Amerikane, gjithmonë kamë shkuar në drejtim të avancimit të drejtave dhe fuqizimit të grave në biznes”, ka deklaruar ajo.
Kandidatja e AKR-së ka potencuar se si kryetare e Gjakovës, në bashkëpunim me këto gra, do themelojë Këshillin për Gratë në Biznes, do ketë kuota të garantuara për gratë në bordet e koorporatave publike dhe private, grante për NVM-të mekuotë 30% për gratë, ngritje të numri të femrave vendimarrëse në administratë, mbështetje për nënat vetushqyese si dhe përkrahje për studentet femra përmes skemës së bursave komunale.
“Shembulli i punës do të jetë parim për Komunën e Gjakovës dhe jam shumë e sigurtë që secila nga ju ka ide për zhvillimin e biznesit, andaj dua t’ju siguroj juve që do bashkëpunojmë për të ngritur zhvillimin e përgjithshëm dhe Gjakovën ta bëjmë shembull se si udhëhiqet dhe menaxhohet një komunë”, tha Ksuari-Lila./radiogjakova/