.
Published On: Sun, Oct 13th, 2013

“Më 3 nëntor këtij pushteti i themi lamtumirë e mos ju pafshim më kurrë”

Share This
Tags

mimoza-kusariGjakovë- Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila mbrëmjen e së shtunës ka takuar banorët e bashkësisë së dytë lokale.

Ajo para të pranishmëve u shpreh se në këto 10 ditësh të fushatës elektorale ka kuptuar se nuk ja vlen të merret me këtë strukturë qeverisëse dhe se nga gjitha takimet cep më cep komunës bindet akoma më shumë se Gjakova ka nevojë për ndryshime.

“Gjakova ka nevojë për ndryshime se Gjakova ka potenciale për ndryshim, Gjakova ka mundësi të jetë njëra prej komunave udhëheqëse në nivel të Kosovës, si për ekonomi, prodhim, bujqësi apo arsim”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se i ka hyrë garës për ta bërë Gjakoven model të qeverisjes për gjithë rajonin.

Kandidatja e AKR-së është shprehur se beson tek ndryshimi, sepse njëherë e përjetoi atë duke ringritur një ministri që ishte gati të shkrihej në një dikaster tjetër. Kusari-Lila është ndalur në pika të veçanta të programit të saj, sidomos tek zhvillimi ekonomik, për ta sqaruar më mirë vizionin e saj katër vjeçar për komunën e Gjakovës.

Kusari-Lila, më tutje u shpreh se i vjen keq që kur të vijë në krye të komunës i duhet të merret më gjera që në shekullin ku jetojmë duhet të ishin të tejkaluara siç janë rrugët, kanalizimet, ujësjellësi apo trotuaret.

Por, ajo ka thënë se më 3 nëntor Gjakova do të zgjedh AKR-në dhe se këtij pushteti që i ka rënduar jetën qytetarit të komunës së Gjakovës do t’i themi “lamtumirë e mos ju pafshim më kurrë!”.