.
Published On: Sat, Oct 12th, 2013

Me këngë tallava e presin nusen e mëhalles

Share This
Tags

mimmoza-sefaGjakovë- Mimoza Kusari-Lila është pritur me muzikë në lagjen Sefë, e cila kryesisht ka banorë të komunitetit RAE. E për ta “kall” krejt, Mimoza ka falënderuar të pranishmit që po e presin në këtë mënyrë “nusen e mehalles”.

“Une jam nusja e lagjes suaj, faleminderit për këngët dhe për gjithë këtë atmosferë të këndshme. Besoj se do kemi mundësi që të gëzohemi në të ardhmen më shumë. Do të keni një kryetare që do kujdeset më shumë për ju, që të keni punë më shumë, që fëmijët tuaj të shkojnë në shkollë, dhe që gratë të dijnë që burrat e tyre janë duke punuar diçka.”, ka thënë Kusari-Lila.

Mimoza pastaj ka kaluar për planet e saj, duke thënë që duhet angazhuar që të jemi të gjithë të njejtë e jo dikush të pasurohet shumë e dikush tjetër të vuaj për kafshatën e gojës. Ajo ka thënë se nusja e lagjes nuk do i zgjënjejë.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë politik, ne nuk e ndajmë Kosovën ne bastione, ne nuk e ndajmë fshatin nga qyteti, ne nuk kërcënojmë askë, ne jemi këtu për më shumë vende të punës, për më shumë shkolla dhe shërbime të mirëfillta shëndetësore. Në fund të jeni të sigurtë se nusja e lagjës suaj nuk do t’ju zhgënjej”, ka thënë Mimoza./radiogjakova/mimoza-sefe