.
Published On: Fri, Oct 18th, 2013

Me njerëz të ndershëm, për një opozitë të fortë

Share This
Tags

levizja-kandidatetGjakovë- Lëvizja për Bashkim ka prezantuar të premten 10 kandidatët e vet për anëtarë të Asamblesë komunale të Gjakovës.

Bartësi i kësaj liste, aktivisti Mentor Kaçi ka thënë se me këtë grup njerëzisht të ndershëm synon që në mandatin e ardhshëm ta ndërtojë një opozitë të fuqishme, por në të njëjtën kohë edhe të përgatitet që në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe ta udhëheqë komunën e Gjakovës.

“Për më shumë se 10 vjet në Gjakovë nuk ka pasur ndonjë ndryshim pozitiv. Gjakova ka mbetur një qytet me ekonomi të rrënuar e pa ndonjë perspektivë. Prandaj, ne po tentojmë të jemi ajo opozita që i mungon Gjakovës tash e sa vjet. Opozitë e cila do të jetë bartëse e nevojave të qytetarëve, nevoja që ka shumë. Unë ju garantoj se do të jemi zëri i juaj në Asamblenë komunale dhe në të ardhmen edhe udhëheqësit tuaj”, ka thënë Kaçi.

E këtë bindje e ka shfaqur edhe nënkryetarja e Lëvizjes për Bashkim në nivelin qendror, deputetja Aurora Bakalli, e cila e ka parashikuar një të ardhme të përbashkët të Gjakovës dhe Lëvizjes për Bashkim.

“Ne si Lëvizje në Bashkim jemi në fillet tona në Gjakovë, por fuqishëm besoj se Gjakova është vendi që e mirëpret një subjekt politik siç është Lëvizja për Bashkim. Duke e ditur programin tonë politik dhe duke e njohur mirë mentalitetin patriotik të gjakovarëve, jam shumë e bindur, dhe, në një të ardhme të afërt Gjakovën e shoh si njërën ndër pikat më të forta të lëvizjes sonë”, ka thënë Bakalli.