.
Published On: Tue, Oct 8th, 2013

Me Shqipërinë për zhvillim të turizmit kulturor dhe eko-turizmit

Share This
Tags

mimoza-jakovaGjakovë- Para intelektualëve të Gjakovës, përfaqësues organizatave dhe veprimtarëve tjerë, Mimoza Kusari-Lila ka shpalosur programin e saj të cilin synon ta implementojë në rast fitoreje më 3 nëntor.

Ajo tha se bosht i programit të AKR-së mbetet zhvillimi ekonomik dhe intensifikimi i marrëdhenieve me Shqipërinë si mundësi zhvillimi të turizmit kulturor dhe eko-turizmit.

Kusari-Lila u shpreh se nëse do të kishte rritje ekonomike, siç po pretendohet, atëherë ajo do të ndihej në gjitha sferat e jetës dhe jo vetëm në një plan.

Gjithashtu, ajo shprehu vlerësimin për të ftuarit duke thënë se intelektualët e qytetit, si një pasuri e çmuar, do ta kenë vendin e meritur dhe se zëri i tyre do të dëgjohet përherë e në çdo rast.

Takimi ka vazhduar në formë bashkëbisedimi mes të pranishmëve dhe Kusari-Lilës e cila u tregua e gatshme të sqaronte detajet e çdo plani e për secilen fushë që u interesuan të ftuarit./radiogjakova/