.
Published On: Thu, Jan 8th, 2015

Mediat gjermane: Abrashi tek Werder Bremen

Share This
Tags

amir-abrashiMesfushori gjakovar i Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi është shumë pranë transferimit te klubi gjerman Werder Bremen. Ky lajm ka filluar të qarkullojë tashmë dhe nëpër mediat gjermane, pasi kampionët e 2004-ës e shohin 24-vjeçarin si zëvendësim për Junuzoviç.

Abrashi kishte refuzuar të vazhdonte kontratën me Grasshopers që skadon në verën e këtij viti, përkundër këmbënguljës së vazhdueshme të zyrtarëve të skuadrës zvicerane.

Mesfushori shtatshkurtër ka pasur një vit të shkëlqyshëm meskuadrën e tij dhe kombëtaren kluqezi, duke bërë disa paraqitje të mira dhe njëherit duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave evropiane. E gjitha kjo bëri që atij t’i rritet edhe vlera e kartonit./radiogjakova/