Mimoza aktivitet sportiv në Koshare
Gjakovë- Në ditën ndërkombëtare të ecjes, kandidatja për kryetare te Komunës së Gjakovës së bashku me shumë të rinj dhe me antarë të SH.B.A “Pashtriku”, mëngjesin e së shtunës kanë filluar ecjen drejt Koshares.
Kusari Lila fillimisht ka bërë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve. “Sakrifica e tyre për liri është thirrja më e madhe shpirtërore që na bëhet të gjithëve që Gjakovën ta drejtojmë aty ku e ka vendin dhe të angazhohemi që amanetin e dëshmorëve ta jetësojmë me zhvillim dhe mirëqenie”, u shpreh me këtë rast, kandidatja e AKR-së.
Kusari Lila ka vazhduar ecjen së bashku me bjeshkatarët dhe të rinjët duke i siguruar qytetarët e Komunës së Gjakovës se gjatë mandatit të saj do të realizohen disa porojekte që kanë të bëjnë me aktivitete rekrative sportive duke përfshirë këtu edhe stazat e ecjes, çiklizmit etj./radiogjakova/