.
Published On: Wed, Oct 9th, 2013

Mimoza: Këtij pushteti i ka ardhur koha që “t’i kthejë gishtat nga i ka thembrat”

Share This
Tags

mimoza-I-raGjakovë- Mimoza Kusari-Lila ka takuar banorët e nëndegës së parë të Gjakovës ku pos që shpalosi vizionin e saj për komunën, ka siguruar ata se vota e tyre do të mbrohet me çdo kusht, votë që sipas saj do të sjell ndryshimin për Gjakovën.

“Më 3 nëntor fituesi që ju do ta përcaktoni do të jetë fituesi ose fituesja që do ta udhëheqë komunën e Gjakovës,  si të duan, ose me të mirë ose me të keq, jemi gati, por Gjakova do ta ketë ndryshimin pas datës 3 nëntor”, është shprehur e bindur Kusari-Lila.

Ajo ka thënë sesa herë është diskutuar për zgjedhjet e 3 nëntorit, interesi kryesor për bashkësinë ndërkombëtare ka qenë se si do të shkojnë zgjedhjet në veri të Kosovës, por ajo ka shtuar se më e rëndësishme se kudo në Kosovë procesi zgjedhor duhet të monitorohet në Gjakovë pasi këtu njëherë u manipulua e kjo gjë nuk duhet të ndodhë më.

Kusari-Lila duke përmendur dështimet e qeverisjes lokale aktuale ka thënë se këtij pushteti i ka ardhur koha që “t’i kthejë gishtat nga i ka thembrat” pasi përfundimisht ju ka ardhur fundi.

“Ju duhet ta dini se kemi rrëzuar regjime dhe diktatura edhe më të rënda e këta s’janë kërkushi të kthehen mbrapsht nga kanë ardhë, këta janë shumë të vegjël e shumë të pashpresë”,ka thënë Kusari-Lila. /radiogjakova/