.
Published On: Thu, Nov 7th, 2013

Mimoza krenare me komisionerët e AKR-së

Share This
Tags

mimoza-komisionereGjakovë- Të mërkuren në mbrëmje Mimoza Kusari-Lila dhe presidenti i AKR-së Begjet Pacolli kanë mbajtur një takim me komisionerë, aktivistë dhe njerëz tjerë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor nga radhët e AKR-së për t’i falenderuar ata për punen e palodhshme përgjatë fushatës dhe ruajtjen e votës më 3 nëntor.

Kusari-Lila ka thënë se impenjimi i qindë për qind në këtë proces i ka dhënë edhe rezultatet e veta. Duke i quajtur “heronj” komisionerët e AKR-së, ajo nuk ka lënë pa përmendur këmbëngulësinë e shumë komisionerëve për ruajtjen e votës në diten e diele, ditë të cilën ajo e quajti historike për një periudhë të re të komunës së Gjakovës.

Kandidatja e AKR-së është shprehur mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë mbështetur atë dhe Aleancën Kosova e Re, si në brendi të qytetit e po ashtu edhe në lokalitetet dhe fshatrat e komunës. “Të gjithë ata  me votën e tyre kanë treguar se Gjakova është një dhe e pandashme”, ka thënë me këtë rast Kusari-Lila.

Ndryshe, në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit, ajo ka dal për rreth 4 mijë vota më shumë se kandidati për kryetar të komunës nga  AAK-ja  Pal Lekaj, me të cilin do të  përballet në balotazh me 1 dhjetor./radiogjakova/